E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit njihen me masat e sigurisë
Lajme

Të dyshuarit e vjedhjes së Prokurorisë së Durrësit njihen me masat e sigurisë

Të dyshuarit për grabitjen e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Durrësit, gjatë së enjtes së kaluar, kanë dalë përpara seancës gjyqësore këtë të dielë për t’u njohur me masën e sigurimit personal.

Seanca ka nisur dhe përfaqësuesit e organit të akuzës, Drini Pali dhe Pali Deçolli, kërkuan vlerësimin si të ligjshëm të ndalimit të tyre dhe caktimin e masës “arrest në burg” për Artur Isa, Besnik Bushi dhe Nias Lena. I pari është nga Sukthi i Ri, i dënuar më parë në vitin 1997 për vjedhje me dhunë, ndërsa i dyti banues në Durrës. Nias Lena ishte me detyrë roje sigurie private.

Sipas policisë, dy të akuzuarit si organizatorë dhe autorë të vjedhjes dyshohet se janë të njëjtët që organizuan edhe grabitjen e korrierit të Prokurorisë së Durrësit në datën 8 maj dhe se ndaj tyre ka disa pamje filmike si dhe dëshmia e korrierit që ka përshkruar personat që e grabitën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.