VIDEO/ Tension në Kuvend, i ndërpritet fjala Vokshit, opozita bllokon foltoren
Ka nisur me tensione seanca e sotme në Kuvend, ku që në fillim opozita ka marrë fjalën.
Ka qenë deputetja e PD, Albana Vokshi, ajo që ka marrë fjalën e para, por koha në dispozicion nuk i ka mjaftuar për të përfunduar fjalën e përgatitur
Kreu i Kuvendit duke zbatuar rregulloren, i ka ndërpresë fjalën, por Vokshi ka kërkuar që të flasë sërish.
Pas replikave mes Vokshit dhe Ruçit, deputetët e opozitës janë ngritur dhe kanë bllokuar foltoren, në shenjë protestë, pasi sipas tyre u ndërpre fjala pa të drejtë.
Ndërkohë që Partia Demokratike dhe Basha nëpërmjet Facebook-ut, ka pasqaruar fjalën e Vokshit, e cila i ka bërë thirrje Ramës për të kërkuar fjalë gazetarit Kasmi për dhunën e ushtruar nga policia gjatë protestës.
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1898756436842195/
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



