FOTO/ Aksident i frikshëm me 4 të plagosur në Fushë Krujë- Vorë
Dy makina jane perplasur frikshem pasditen e sotme ne një aksident në aksin Fushë-Krujë-Vorë, në afërsi të zonës së quajtur Budullë.
Një mjet tip “Ford” me targa DR 1631 F është përplasur me një “Golf” me targa TR 9433 M.
Si pasojë janë plagosur rëndë 4 persona, të cilët janë dërguar në spitalin Ushtarak të Tiranës. Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar. Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



