Rama flet për bamirësinë, Berisha e sulmon: Dështak, u hoqe ndihmën ekonomike 20 mijë shqiptarëve
Edi Rama është sonte i ftuar në emisionin “Opinion”, i cili i është dedikuar “ndihmës së fëmijëve në nevojë”.
Ndërsa kreu i vendit po fliste për bamirësinë dhe ndihmën ekonomike të rasteve të paraqitur në emision, Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Ai shkruan se “ne studio si halleqares ishte ulur edhe njeriu qe dy muaj me pare u preu kafshaten 20 mije familjeve shqiptare”.
Postimi i plotë:
Duke ndjekur Opinion!
Miq, sonte nuk ju besova syve me çfare pashe ne Opinion!
Ne emisionin kushtuar humanizmit, bamiresise dhe ne menyre konkrete nje familje prej gjashte jetimesh, ne studio si halleqares ishte ulur edhe njeriu qe dy muaj me pare u preu kafshaten 20 mije familjeve shqiptare! Prania e tij ne studio me kujtoi nje tregim te Çehovit, ku dy gjahtare ne nje pyll vrane nje njeri dhe pasi e kontrolluan ne xhepa i gjeten nje pako me cironka. Kur njeri desh ti hante ato, mos i prek, – i tha tjetri, se jemi ne kreshme.
Edhe Piktori deshtak, pasi u hoqi ndihmen 20 mije shqiptareve, tani shkon te shese bamiresi, fjale qe e degjon per here te pare sonte ne Opinion! sb
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



