EMRAT/ Burri vdiq, gruaja në gjendje të rëndë. Policia identifikon autorin e aksidentit në Shkodër
Policia e Shkodrës ka arritur të identifikojë autorin e aksidentit të rëndë që ndodhi mbrëmë dhe la një person të vdekur dhe një të plagosur rëndë. Policia e Shkodrës bën me dije se drejtuesi i mjetit, shtetasi Gjergj Toni ka përplasur me mjetin e tij tip fouristradë çiftin e bashkëshortëve në aksin Shkodër- Hani Hotit.

Rreth 500 metër më tutje ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurat anësore. Menjëherë forcat e policisë kanë bërë ndalimin e shtetasit Gjergj Toni si i dyshuar për aksidentin e rëndë. Policia vijon hetimet.
Ishin duke ecur anës rrugës, makina përplas çiftin dhe lë të vdekur burrin. Largohet autori
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shkodër. Të dhenat paraprake bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Sipas të dhënave të para mësohet se ka mbetur një personi vdekur, dhe një tjetër është plagosur.
Ilustruese
Sipas informacioneve që vijnë nga policia bëjnë të ditur se një makinë ka përplasur një çift bashkëshortësh dhe si pasojë burri ka humbur jetën, ndërsa gruaja është plagosur.
Çifti ishte duke ecur në këmbë në momentin kur janë përplasur nga makina.
Nuk dihen ende rrethanat si ka ndodhur aksidenti, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



