E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘ZDF’: “Shqipëria e gatshme të presë refugjatët”
Lajme

‘ZDF’: “Shqipëria e gatshme të presë refugjatët”

 Në siklet Ministria e Brendshme: S’e thamë ashtu!

Ministria e Brendshme shpërndau sot një deklaratë për shtyp, ku sqaronte pohimet e zv.ministrit të saj, Julian Hodaj, në një intervistë për median gjermane ‘ZDF’ ditën e djeshme.

I pyetur nga media në fjalë, Hodaj deklaronte dje se “ne kemi treguar që në luftën e Kosovës, se në rast nevoje jemi në gjendje të pranojmë deri në 600.000 persona. Jemi plotësisht në gjendje për ta bërë këtë.”

Në shpjegimin e Ministrisë ditën e sotme thuhet se zv.ministri i është përrgjigjur një pyetjeje koknrete të gazetares dhe nuk ka lidhje me ndërtimin e një kampi refugjatësh në Shqipëri, për të cilin autoritetet shqiptare as nuk janë ofruar dhe as u është kërkuar një gjë e tillë.

Në reportazhin e ‘ZDF’ theksohet se Shqipëria nuk është shprehur kundër ngritjes së një kampi refugjatës në territorin e saj, por për këtë shpreson në ndihmë financiare nga BE dhe një çelje të shpejtë negociatash për anëtarësim.

Nëse e marrim të mirëqenë sqarimin e Ministrisë së Brendshme dhe pretendimin e saj se në Shqipëri nuk është kërkuar ngritja e një kampi dhe se Shqipëria nuk është ofruar për këtë, pyetjet që ngrihen janë:

Pse zv/ministri i këtij institucioni shtetëror, Julian Hodaj, i duhet të shpalosë aftësitë e Shqipërisë për kapacitetet pritëse të refugjatëve, nëse kjo temë nuk është diskutuar mes qeverisë shqiptare dhe vendeve të BE-së?

Në reportazhin e ZDF-së, thuhet se Shqipëria është shprehur e gatshme që të presë refugjatë, por për këtë pret ndihma financiare dhe një çelje të shpejtë të negociatave.

Nëse nuk ka asgjë të vërtetë në reportazhin e ‘ZDF’-së, pse Ministria e Brendshme, reagoi sot për të ‘përkthyer’ deklaratën e titullarit të saj?

Çfarë thuhet në reportazhin e ZDF

“Në kufirin mes Bosnjë Hercegovinës dhe Kroacisë me qindra refugjatë kërkojnë një shteg kalimi për në vendet e Bashkimit Evropian. Edhe pse kjo është thuajse e pashpresë, skenat tregojnë se trysnia e refugjastëve po shtohet sërish mbi vendet e Ballkanit Perëndimor.

Shumica e refugjatë zgjedhin tani rrugën jugore, që kalon nëpërmjet Shqipërisë. Por sipas qeverisë austriake, në Shqipëri mund të ngrihet një kamp i përbashkët për të gjithë Bashkimin Evropian, për pritjen e refugjatëve.

Qeveria shqiptare nuk është shprehur kundër kësaj, por shprehet se ka nevojë për ndihma financiare dhe një çelje të shpejtë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi treguar që në luftën e Kosovës se në rast nevoje jemi në gjendje të pranojmë deri në 600.000 persona. Jemi plotësisht në gjendje për ta bërë këtë.” – tha zv.ministri i Brendshëm, Hodaj, në intervistën për gjermanen ‘ZDF’.”/Hashtag.al

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.