E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PLAGOSI PRINDËRIT / Rrëfehet i riu: Gjithçka ishte e çastit, u zura me nënën, babai ndërhyri…
Lajme

PLAGOSI PRINDËRIT / Rrëfehet i riu: Gjithçka ishte e çastit, u zura me nënën, babai ndërhyri…

“Ishte një sherr i çastit. Gjithçka nisi pas një debati me nënën time, se më kujtoi që isha i papunë”. Kështu mësohet të jetë shprehur para oficerëve të policisë, Hajri Neziri, i cili plagosi sot me thikë prindërit e tij, Destan Naziri 75 vjeç dhe Hasije Neziri, 64 vjeçe. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen 17 të qytetit të Durrësit. Pak pasi u vetëdorëzua në polici, bashkë me bashkëjetuesen e tij, 25-vjeçari ka arritur të flasë shumë pak para policisë. I riu ndodhet në gjendje shoku, ndërsa ka sqaruar se gjithçka ka qenë momentale.

“Ishte sherr i çastit të bëhej në familjen tonë, pasi unë jam i papunë. Nëna thoshte; “Gjeni një punë, kërkoni një punë të dy. Pastaj ndërhyri babai”, mësohet të jetë shprehur i riu. Ndërkohë, Haxhiaj ka arritur të sigurojë edhe dëshminë që ka dhënë babai i autorit, teksa qëndron i shtruar në spitalin e Durrësit. Edhe 75-vjeçari ka mbajtur po të njëjtin qëndrim si djali, duke u shprehur se ngjarja ka ndodhur pas një debati të çastit.

“Sherr i çastit ishte. Nuk kemi pasur sherr në familje. Edhe këtë radhë nisi kur ishim të katërt në shtëpi. Po kërkonim që fëmijët të gjenin një punë (djali me bashkëjetuesen e tij). Se s’mund t’i mbanim ne me pension”, është shprehur babai i 25-vjeçarit.

Ndërkohë, burime nga spitali i Durrësit bënë me dije për ‘BalkanWeb’ se 64-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën, pasi ka marrë 6 plagë të mëdha në bark për shkak të goditjeve nga thika, ndërsa nuk ka mundur të flasë asgjë rreth ngjarjes pasi është në oksigjen. Sakaq, gjendja e të moshuarit paraqitet e stabilizuar, pasi ai ka marrë një plagë në fyt. Mësohet se autori i krimit është fëmija i vogël i fëmijës Neziri, ndërsa fëmijët e tjerë ndodhen në emigrim në Itali dhe janë njoftuar për ngjarjen e rëndë.

Si ndodhi ngjarja
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 15:00 në lagjen 17 në qytetin e Durrësit. Në familjen Neziri, në një banesë 3-katëshe ndodheshin dy prindërit e moshuar bashkë me djalin dhe bashkëjetuesen e tij. Gjatë një sherri për motive të dobëta, dyshohet se djali ka qëlluar nënë e tij disa herë me thikë. Teksa ka parë se çka bërë i biri, 75-vjeçari Destan Neziri ka ndërhyrë për të ndalur 25-vjeçarin, por ka mbetur edhe vet i plagosur, në fyt. Ndërkohë, mësohet se i lënduar në duar ka mbetur edhe i riu, gjatë përleshjes me prindërit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.