E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Bëni sherr”, PD i përgjigjet Veliajt për SMS-të: Përpjekje mjerane për të përçarë artistët
Publik News

“Bëni sherr”, PD i përgjigjet Veliajt për SMS-të: Përpjekje mjerane për të përçarë artistët

Tryeza e organizuar sot për Teatrin e ri nisi me një përplasje mes Neritan Liçajt, si përfaqësues i Aleancës për mbrojtjen e Teatrit dhe kryebashkiakut Veliaj.

Pak minuta më vonë, zyra e shtypit e Bashkisë ka publikuar fotot e dy sms-ve që sipas saj tregon se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Sipas Bashkisë “nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”.

Liçaj tha se artistët nuk e njohin Veliajn si negociator dhe u largua e pas kësaj kryebashkiaku u shpreh se kishte një sms që disa artistë po përdoren nga PD-ja për luftë politike.

***

Partia Demokratike ka hedhur poshte deklaraten e Veliajt dhe me pas edhe mesazhet e publikuara nga Bashkia e Tiranes, lidhur me porosine qe sipas tij, zyrtare te PD kane dhene, qe nese nuk i jepet fjala aktorit Neritan Licaj, artistet e tjere te bejne sherr. Me nje reagim zyrtar, “PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre”.

Reagimi i PD

PD hedh poshte me neveri lajmet e fabrikuara nga Erion Veliaj dhe te shperndara ne median e kontrolluar prej tij se PD urdheron artistet per qendrimet e tyre.

Zonja qe komunikon ne biseden e pergjuar nga kamera e Erion Velise nuk ka asnje funksion ne Partine Demokratike. Fabrikimi i lajmeve per te identifikuar qendrimin e artisteve si nje akt partiak eshte perpjekje mjerane e Erion Velise dhe Edi Rames per te perçare artistet.

PD inkurajon dhe eshte ne krah te çdo artisti qe refuzon te behet pjese e pazareve te pista te Erion Velise per shembjen e Teatrit Kombetar dhe ndertimit te kullave te korrupsionit ne territorin e Teatrit Kombetar!

Denoncimi i Veliajt 

Zyra e shtypit e Bashkisë ka publikuar fotot e dy sms-ve që sipas saj tregon se Sindikata e Artistëve merr urdhra nga zyrtarë të PD-së lidhur me kohen se kur duhet të flasin, si duhet të sillen dhe çfarë duhet të thonë.

Sipas Bashkisë “nga mesazhet e fotografuara qe avokatja militante e PD, Mirela Jorgo, i dërgonte zyrtarëve të PD duket qartësisht se si ishte inskenuar gjithçka, duke nxjerre zbuluar planin e PD për prishjen e dëgjesës. Taulanda Jupi, një nga koordinatoret e protestës se çadrës së Partisë Demokratike, i dërgon urdhra me SMS përmes Mirela Jorgos, duke u kërkuar që të ndërhyjnë dhe të marrin nën kontroll situatën dhe te prishin dëgjesën”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.