10 pyetjet që zbulojnë (vet) vrasjen e shoferit të Fatmir Xhafajt
Të shumtë janë personat që ende nuk e besojnë se vetëvrasja e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Shkëlzen Qordjas, ishte e tillë. Ka persona që ngrenë dyshime për një vrasje të mundshme, sikurse kanë folur hapur për një gjë të tillë eksponentë të djathtë në politikë.
Syri ka renditur 10 pyetje që ngrenë dyshime dhe që deri më tani kanë ngelur pa përgjigje.
- Në cilën orë ka hyrë shoferi në garazhin e gardës pasi ka çuar ministrin në banesë?
- Çfarë ka shkruar postoblloku për orarin e hyrjes dhe çfarë shënimi ka vënë?
- Komandanti i grupit të shoqërimit ose oficeri i shoqërimit pasi kanë mbërritur veturat në garazh dhe janë mbyllur a ka raportuar mbylljen e tyre dhe largimin e personelit të sigurisë së ministrit bashkë me shoferin?
- Në largimin nga garda të grupit të shoqërimit të Ministrit a është raportuar largimi apo moslargimi i shoferit të Ministrit nga institucioni.
- Komandati i postbllokut a ka vënë re, shënuar apo raportuar largimin e efektivit të gardës Shkëlzen Qordja nga garda pas mbylljes së ditës së punës dhe parkimit të veturës VIP të ministrit.
- Kush e gjeti trupin e viktimës dhe në cila rrethana?
- A është e vërtetë që gjetja ka ndodhur pas alarmit të familjarëve të viktimës dhe pas faktit që ata e kanë kërkuar gjithë natën?
- Është raportuar se trupi është gjetur në 9.30 të së nesërmes, si është e mundur që nga ora 7 kur efektivet paraqiten në punë deri në 9 e 30 askush se ka dalluar viktimën?
- Pyetja e të gjitha pyetjeve a kanë punuar kamerat e sigurisë së mureve të garazheve dhe çfarë dëshmojnë ato?
- Nëse s’kanë punuar, prej sa kohësh nuk kanë punuar dhe cili oficer, efektiv apo teknik i ka raportuar si jo në funksionim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



