E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari i kronikës së zezë: Dëshmia që do hedhë dritë mbi vdekjen e shoferit të Xhafajt
Lajme

Gazetari i kronikës së zezë: Dëshmia që do hedhë dritë mbi vdekjen e shoferit të Xhafajt

Vazhdon të mbetet ende një mister vdekja e shoferit të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ditën e sotme, gazetari i kronikës Xhevair Zhabina, ka treguar disa detaje të reja në emisionin “Intevista e ditës” të Gsh.al.

Gazetari Zhabina tha se të gjitha provat e deritanishme çojnë në vetëvrasjen e Shkëlzen Qordjas, por  duhet pritur ekspertiza mjeko-ligjore që do të përcaktojë përfundimisht se çfarë ndodhi në orët e para të mëngjesit në garazhin e Gardës së Republikës.

Një tjetër fakt interesant në hetimin e kësaj çështje, pritet të jetë edhe marrja në pyetje e shoqëruesit të ministrit Xhafaj, arma e të cilit dyshohet të jetë përdorur nga i riu për të kryer vetëvrasjen.

Kjo për faktin se Qordja njihej si një njeri i qetë, dhe do të jetë dëshmia e personave të tij të afërt që pritet të hedhë më tepër dritë mbi arsyet që çuan të riut drejt këtij akti.

Shkëlzen Qordja, shoferi i ministrit Xhafaj, u gjet i vdekur në garazhin e Gardës së Republikës së Shqipërisë mëngjesin e së dielës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.