E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha-Ballës: Me kërriçin e “Toyota Yaris” nuk kam ndërmend të replikoj!
Politikë

Basha-Ballës: Me kërriçin e “Toyota Yaris” nuk kam ndërmend të replikoj!

“Me kërriçin e toyota yaris nuk kamë ndërmend të replikoj, se fjalimi ishte për të zhvendosur vëmendjen, këtë teke ta hanë këta të tjerët, qepe gojën, hadut, derrkuc, qepe gojën”, akuzoi Basha Taulan Ballën.

“Hajdutë, mos u zgërdhini”, Basha me thirrje të fortë nga Kuvendi: Thirrini mendjes se…

Kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka quajtur të papranueshme qëndrimin e shumicës për të mos iu përgjigjur pyetjeve të bëra nga opozita.

basha

“Nuk kemi asnjë iluzion, tu bësh pyetje hajdutëve ështe e kotë, por LSI insiston ka bërë pyetje, keni sjellë projektligj për të pastruar 200 mln euro të drogës, po përdorni procedurën me emergjencë, mos zgërdhini, hajdutë, qepeni gojën, ruani rendin, por që mos ti përgjigjesh as pyetjeve të opozitës c’kuptim ka, nëse bedelët e kryehajdutit nuk u përgjigjen pyetjeve, ca mendoni se jeni, po i vini flakën kuvendit, thirrini mendjes, në krevat me krimin, tenderat me krimin, doni ta shndërroni edhe këtë Kyvend në një teatër, nuk ka këllqe ajo, ky tjetri le të vijë ideatori i vjedhjes të japë përgjigje këtu, keni marrë pyetjeve përgjigjuni pyetjeve”- tha Basha.

Pas Bashes, deputeti i PS-se, Balla, ka deklaruar se od te kerkoje nga Byroja mase ndeshkimore per Bashen dhe gjuhen e perdorur, sipas tij te papranueshme.

Ne reagimin e tij menjehere me pas, Basha ka theksuar: Kujt i tregoni kodin e etikës ju, kodi i etikës është mos vidh e mos bashkëpuno me krimin. Nëse keni ndërmend ta vazhdoni si fasadë do merrni përgjigjen që meritoni.

Spaho: Më mirë të jem i pasjellshëm sesa hajdut si Rama, më mirë i pasjellshëm se të mbjell vendin me kanabis, se të jem i lidhur me krimi dhe të pastroj para si bën Kryeministri me projektet, më mirë i pasjellshëm se të rrjep qytetarët e varfër me PPP dhe më mirë të jem i pasjellshëm se t’i mbyll rrugët e integrimit si bëri ai dhe e mban vendin e izoluar me shpresë se do e sundojë këtë vend nja 50 vjet, e ka gabim, do ta ndjejë, kuptojë por do të jetë vonë për të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.