E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
EMRAT/ Krim në familje, babai vret djalin në Durrës
Publik News

EMRAT/ Krim në familje, babai vret djalin në Durrës

Një 41-vjeçar nga fshati Gjuricaj në Durrës ka humbur jetën këtë të enjte në spitalin Rajonal, tre ditë pasi është dhunuar nga i ati. Viktima është Agron Tema.

Në pranga është vënë babi i viktimës, 70-vjeçari Xhavit Tema. Ky i fundit u arrestua që tre ditë më parë, kur dhunoi në banesë djalin dhe nusen e djalit Jurlinda, nën akuzën e dhunës në familje. Pritet që Prokuroria të ndryshojë akuzën ndaj 70-vjeçarit në “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, tani që djali i tij ndërroi jetë pas dhunës së pësuar.

Burime policore thanë se të hënën e 2 korrikut, në kulmin e një sherri, 70-vjeçari dhunoi në banesë djalin dhe nusen e këtij të fundit, 24 vjeçe, duke i goditur me sende të forta.

Ata u transportuan në spital, por tre ditë më vonë, 41-vjeçari humbi jetën. Ndërsa e reja mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.