Shiu i beharit bllokon superstradën Fushë Krujë-Milot
Është bllokuar për rreth një orë qarkullimi në superstradën Fushë Krujë-Milot, për shkak të reshjeve të dendura të shiut të rëna gjatë ditës së sotme.
Shkak i bllokimit është bërë përmbytja e nënkalimit në afërsi të Fushë Mamurrasit. Kjo ka ndodhur për shkak se janë bllokuar zgavrat që shërbejnë për kullimin e ujërave.
Situata pengoi lëvizjen normale të mjeteve. Disa prej tyre kaluan me vështirësi, kurse shumë makina të tjera janë kthyer mbrapsht.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



