E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lajme

Sondazhi/Gallup: Më shumë se 56 % e shqiptarëve duan të ikin. Jemi më keq se Afrika

Shqipëria rezulton vendi i dytë në botë më i pajetueshëm, por edhe më i pashpresë për qytetarët e saj. Agjencia më e njohur botërore e sondazheve Gallup deklaroi se 56 për qind e shqiptarëve duan të largohen nga vendi i tyre.Përfundimet kanë dalë pas një sondazhi, në të cilin janë pyetur rreth 587 mijë vende në 160 vende të ndryshme të botës.

Sipas Gallup, më keq se Shqipëria renditet vetëm një vend në botë. Ai është Sierra Leone, republika Afrikane e cila prej vitesh është e zhytur në luftra civile dhe ku jetëgjatësia mesatare është rreth 30 vjeç.

Të gjitha republikat e tjera afrikane renditen më mirë se Shqipëria. Më konkretisht, pas Shqipërisë renditet Liberia me 54 për qind të popullsisë që do të emigrojë dhe Kongo me 50 për qind.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.