E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetarja Klodiana Lala:Thanza nuk ka asnjë shans të kalojë vettingun
Publik News

Gazetarja Klodiana Lala:Thanza nuk ka asnjë shans të kalojë vettingun

Gazetarja e News 24 Klodiana Lala raporton fakte të reja mbi çështjen e gjyqtarit Admir Thanza.

Sipas Lalës Thanza pranoi dënimin por jo krimin, pasi sipas tij ai mori përsipër krimin e kryer në vitin vitin 1999 për shkak të rrethanave familjare.

Më tej gazetarja tregon se ka qënë avokati i gjyqtarit i cili është shprehur gjatë seancës dëgjimore se mes personit  që ka probleme me drejtësinë, dhe me motren e tij Thanza ka vetëm miqësi.

Thanza ka tre apartamente në Tiranë dhe një në Gjirin e Lalëzit, njëri prej tyre nuk përputhet me çmimin e deklaruar në kontratën e blerjes dhe atë të thënë nga gjykatësi Thanza.’ shton më tej Lala në fjalën e saj.

Sipas Klodiana Lalës, Thanza për 26 vite ka shpallur vendime në emër të kushtetutës shqiptare. Ka pranuar dhurata si dhe ka vonuar çështje të ndryshme. Nëse vendimi i pushimit të tij është i saktë dhe nëse vërtetohen të gjitha faktet që janë ngritur kundër tij, gjykatësi Admit Thanza nuk ka asnjë shans të kalojë vettingun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.