Ronaldo si “bomber”, ja si projektohet Juvja e re me portugezin në majën e sulmit
Marrëveshja e shekullit u zyrtarizua. Tashmë që Ronaldo nga sezoni i radhës do të luajë tek Juventusi, tek ekipi bardhezi po bëjnë skemat e para, me në fushë 5-herë fituesin e Topit të Artë.

Deri tani Juventusi ka afruar mjaft emra, si portieri Perin, qendërmbrojtësit Kaldara, mbrojtësve të krahut, majtë e djathtë, Spinacola e Kanselom, apo edhe mesfushorin gjerman Emre Xhan dhe pa dyshim që me Ronaldon gjërat do të ishin perfekte. Dhe Higuaini, që ka akordin me Çelsin, mund të largohet pa pengje, sepse në kokën e tij, Alegri ka nisur të projektojë Juventus në format Champions-i, në të cilën ndërthuret teknika me forcën dhe shpejtësinë në sulm. Mbrojtja, nga Shezni në portë do të formohej nga Kanselo, Benatia, Kielini e Sandro, ose Spinacola.

Në mesfushë Xhan, Pjaniç e Matuidi do të kishin gjithçka i nevojitet një reparti për të bërë detyrat mbrojtëse, por edhe ato ndërtuese e sulmuese. Ndërsa në sulm, nevojitet shpejtësi dhe saktësi, prandaj Ronaldo do të projektohej si bomberi i vetëm i skuadrës në 4-3-2-1 në kokën e Alegrit, i mbështetur nga shpejtësia dhe teknika e Duglas Kostës dhe Paulo Dibalës. Pa dyshim që në letër ky formacion bind dhe tremb çdo kundërshtar që do të kishte përballë, por për ta bërë realitet nevojitet pikërisht firma e “CR7”-ës, në kontratën e Juves.
Në sulm, nevojitet shpejtësi dhe saktësi, prandaj Ronaldo do të projektohej si bomberi i vetëm i skuadrës në 4-3-2-1 në kokën e Alegrit, i mbështetur nga shpejtësia dhe teknika e Duglas Kostës dhe Paulo Dibalës. Pa dyshim që në letër ky formacion bind dhe tremb çdo kundërshtar që do të kishte përballë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



