Detaje/ Si u zbuluan autorët e vrasjes së Hysës, në vendngjarje u gjet….
Një person është ndaluar nga policia Krujës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim policor për vrasjen e Kejsi Hysës, i njohur edhe me emrat Eljon dhe Sahit. Burime policore thanë pohojne se autorët e dyshuar janë ndaluar pas përgjimeve telefonike.
Eljon Hysa, foto e publikuar nga Oranews
34-vjeçari Hysa u gjet këtë të shtunë i groposur pranë varrezave të fshatit Shelqet, Komuna Nikel, në Fushë-Krujë.
“Grupi hetimor ka bllokuar një sërë provash materiale”, njoftoi zyrtarisht Policia.
Ndërsa burime policore saktësuan se pranë vendit ku i gjet i groposur trupi i 34-vjeçarit janë gjetur dy armë zjarri, një pushkë dhe një pistoletë.
Kush është i arrestuari?
Policia njoftoi zyrtarisht se personi i vënë në pranga është me iniciale H.R.. Ai ka folur në celular me viktimën dhe kështu hetuesit kanë rënë në gjurmët e rij.
Ndërsa në kërkim policor është shpallur një tjetër person me iniciale A.T..
Vrasja në Sarandë
Kejsi Hysa u denoncua i zhdukur në polici disa ditë më parë nga familjarët, të cilët ndritën dyshime se 34-vjeccari mund të ishte ekzekutuar. Hysa ishte edhe në kërkim policor për një vrasje në bashkëpunim, të ndodhur në Saranda, disa vite më parë.
Kjo është një nga pistat e hetimit ku është përqendruar policia për vrasjen e 34-vjeçarit, megjithatë hetimet janë shtrirë edhe në pista të tjera.
Për 34-vjeçarin e gjetur sot të vrarë, gjykata ka caktuar masën arrest me burg për një vrasje të ndodhur 3 vite më parë, në 10 Korrik 2015 në qytetin e Sarandës.
Ai rezulton i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në vrasjen e Edmond Theodhorit, pronar i një lavazhi në këtë qytet.
Mes viktimës, 32-vjeç dhe autorëve ka pasur një grindje për shkaqe banale. Një ditë më pas 6 persona e kanë rrethuar Edmond Theodhrin dhe pasi i kanë shkatërruar makinën me leva dhe shkopinj bejzbolli e kanë qëlluar për vdekje me një pistoletë.
Disa nga personat e akuzuar si të përfshirë u vunë në pranga pas krimit, ndërsa Hysaj ishte në kërkim policor.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



