E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja për borxhin, zbulohet dëshmia e të arrestuarit: E vramë ne përpara se të na…
Publik News

Vrasja për borxhin, zbulohet dëshmia e të arrestuarit: E vramë ne përpara se të na…

Një ditë pas arrestimit të dy personave të cilët janë akuzuar si vrasësit e Elvis Hysës, në polici ata kanë dhënë dhe dëshminë e tyre.

Aa kanë pranuar krimin e rëndë.

Një prej të arrestuarve për vrasjen e laçianit ka bashkëpunuar me policinë dhe ka treguar se  si ka ndodhur kjo ngjarje.

Ai ka pranuar vrasjen dhe ka thënë se e ka bërë në bashkëpunim  me shtetasin A.T tashmë në kërkim.

“Hysa erdhi të na takonte dhe në kërkoi me ngulm borxhin. I thamë nuk kemi për momentin do ti bëjmë dhe do ti japim. Nuk ti mbajmë parat ty. Ai erdhi dhe na bëri presion. Na tha se do t’u vras po s’më dhatë paratë. Të gjendur në këto kushte e vramë ne përpara se të na vriste ai. Për të qëlluar unë nuk qëllova, qëlloi shoku im A.T. Armët i hodhëm diku afër përroit ku kryem vrasjen dhe më pas e transportuam viktimën diku më tutje dhe e varrosem në një vend disi të fshehtë”, ka qenë kjo dëshmia e Hysni Ramës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.