E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
24 të vdekur e dhjetëra të plagosur, pamje tragjike nga Greqia
Bota

24 të vdekur e dhjetëra të plagosur, pamje tragjike nga Greqia

Tragjik ka qenë bilanci i zjarrit të nisur ditën e djeshme në Athinë, i cili po vijon edhe sot. Deri në orën 7:300 të mëngjesit të së martës janë raportuar 24  persona të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të plagosur.

Trupat e fundit pa jetë u nxorën nga deti, deri dhe 4 milje nga brigjet e Rafinas, në orët e para të këtij mëngjesi.

Ndërkohë, dyshohet se bilanci përfundimtar do të përfshijë më shumë të vdekur, pasi pranë shërbimeve përkatëse janë bërë dhjetëra telefonata nga të afërm për të deklaruar persona të zhdukur.

Gjithë viktimat janë gjetur në zonën ndërmjet Rafinas dhe Nea Makrit, posaçërisht në Mati dhe Kokkino Limanaki.

Për fat të keq, shumë prej viktimave janë fëmijë, mes të cilëve dhe një foshnje 6 muajshe.

Qeveria shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në Atikën Perëndimore dhe atë lindore, ndërsa ndihmë është kërkuar nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile.

Pamjet e mëposhtme janë sa të rënda, edhe tronditëse. Në to tregohen njerëzit që kanë mundur t’u shpëtojnë flakëve, duke u larë e duke u pastruar në breg të detit.

Shumë prej tyre u detyruan të rrinë me orë  të tëra brenda në ujë, për t’u shpëtuar flakëve të zjarrit.

Imazhet e mëposhtme janë marrë nga Facebook-u i Kalogerikos Nikos.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.