E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Peshkonte me vëllezërit, mbytet në lumë i riu në Tiranë
Lajme

Peshkonte me vëllezërit, mbytet në lumë i riu në Tiranë

Foto ilustruese

Një i ri raportohet se ka humbur jetën këtë pasdite në periferi të Tiranës, pasi e ka marrë rrjedha e lumit “Brarit”, teksa peshkonte me dy vëllezërit. Bëhet fjalë për 19-vjeçarin Renaldo Ymeri.

 

 

“Rreth orës 18:15, shtetasi R Y. 19 vjeç, gjatë kohës që ka qenë duke peshkuar së bashku me dy vëllezërit e tij në lumin e “Brarit”, është marrë nga rrjedha e ujit të lumit ku për pasojë dhe është mbytur. Në vendngjarje janë shërbimet e Policisë, si dhe janë njoftuar Polumbarët e Reneas për gjetjen e trupit”, thuhet në njoftimin paraprak të Policisë lidhur me ngjarjen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.