Policia sqaron, kush qëlloi me breshëri dje në Pukë
Polica e Pukës ka dhënë detaje për ngjarjen e djeshme në Fushë arrëz, ku pati disa breshëri armësh zjarri.
Sipas Policë Vendore, mësohet se ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ai që u pasua me breshëritë e armë
Polica e Pukës ka dhënë detaje për ngjarjen e djeshme në Fushë arrëz, ku pati disa breshëri armësh zjarri.
Sipas Policë Vendore, mësohet se ka qenë një konflikt për motive të dobëta, ai që u pasua me breshëritë e armëve nga Lek Ndou në drejtim të mjetit të Tonin Pepkolaj.
Informacion paraprak
Në Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Pukë ka ardhur një telefonatë se në fshatin Poravë, Fushë Arrëz, shtetasi L. N. 49 vjeç, banues në fshatin Poravë, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri, në drejtim të mjetit me targa AA 982 MG, i drejtuar nga shtetasi T. P.
Nga të shtënat nuk ka asnjë person të lënduar.
Nga hetimet e para dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt për motive të dobëta.
Vijojnë hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe po punohet për kapjen e autorit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



