E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Mora 5 mijë euro për të vënë tritolin”, dëshmia e të riut në polici: Më duheshin paratë
Lajme

“Mora 5 mijë euro për të vënë tritolin”, dëshmia e të riut në polici: Më duheshin paratë

Menjëherë pas arrestimit, i riu Vilson Brahaj ka pranuar që është ai autori i vendosjes së tritolin në banesën e Gazmir Dacit.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia ai ka pranuar autorësinë, pasi sipas tij i ishte ofruar një shumë

Sipas News 24 ai mësohet të ketë thënë se është i papunë dhe i nevojiteshin lekët.

“Mora 5 mijë euro për të vënë tritol. Pranoj autorësinë e vendosjes së lëndës eksplozive. Jam i pa punë nuk kam asnjë të ardhur. Kisha nevojë për para prandaj e bëra”, kanë qenë këto fjalët e të riut që u arrestua sot nga policia.

Ndërsa më tej ai ka treguar se ku e ka blerë lëndën plasëse që më pas e vendosi në banës e Dacit: Tritolin e kam blerë në Fushë-Krujë.

“Nuk kam asgjë më Xhelal Dacin, e bërë vetëm se më duheshin paratë. Të atin e Gazmir Dacit e njoh se jetojë në Kamzë.”, mësohet të ketë thënë ai më tej.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.