Greqi/Ishulli Zakinthos përfshihet nga flakët
Një tjetër zjarr i madh ka përfshirë ishullin e njohur grek, Zakinthos, këtë pasdite të së martës.
Siç raporton “Ta Nea” në vendngjarje kanë shkuar deri më tani tre zjarrfikëse dhe më shumë se 9 punonjës, forca të shumta policie, një aeroplan, të cilët po shuajnë flakët nga sipër.
Sipas dëshmitarëve zjarri ka rënë fillimisht në dy vatra në një fshat afër ishullit turistik, ndërsa intensiteti i madh io flakëve e ka ndihmuar të përhapet edhe në këtë zonë.
Zjarri tani është përhapur edhe në zonën e Paros.
Për fat të mirë deri më tani nuk ka pasur asnjë të lënduar si dhe rreziku që flakët të afrohen pranë banesave është i pakët.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



