E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hetoi Saimir Tahirin/ Kush është kryeprokurorja e re Tiranës
Lajme

Hetoi Saimir Tahirin/ Kush është kryeprokurorja e re Tiranës

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme Arta Marku ka vendosur të komandojë një tjetër prokuror në kryet të institucionit të akuzës së Tiranës.

Pas shkarkimit dje të Dritan Rreshkës, nga ana e Komisionit të vettingut, Marku ka vendosur të komandojë një tjetër prokuror.

Mësohet se Elisabeta Imeraj është komanduar në këtë detyrë.

Imeraj është prej vitesh prokurore e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ndërsa është një nga hetueset e dosjes së ‘Tahirit’.

Genci Qano i cili u përfol si drejtuesi i Prokurorisë së Tiranës, mësohet se nuk e ka pranuar propozimin e bërë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.