E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vettingu i Ramës konfirmoi gjyqtarin e korruptuar, Dritan Hallunaj. Liroi nga burgu vrasësin e komisarit të policisë” – Video
Lajme

“Vettingu i Ramës konfirmoi gjyqtarin e korruptuar, Dritan Hallunaj. Liroi nga burgu vrasësin e komisarit të policisë” – Video

Partia Demokratike ka denoncuar konfirmin në detyrë të gjyqtarit Dritan Hallunaj, i cili liroi nga burgu Arben Frrokun, i dënuar për vrasjen e komisarit të policisë, Dritan Lamaj.

Kjo sipas selisë blu, është prova e radhës për pavlefshmërinë e vettingut dhe vendimeve të KPK-së, të cilat janë vënë në shërbim të kryeministrit Rama për kapjen e reformës në drejtësi.

Deputeti Alibeaj theksoi se gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar që konfirmohen në detyrë do përdoren prej Edi Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Deklarata e Alibeajt

Rasti i gjyqtarit Dritan Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, mikun vrasës të Edi Ramës, faktoi se vetingu po konfirmon në detyrë gjyqtarë të korruptuar, të lidhur me krimin e organizuar dhe që Edi Rama do t’i përdorë në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Konfirmimi në detyrë i gjyqtarit të Krimeve të Rënda Dritan Hallunaj, përgjegjës për lirimin nga burgu të mikut të Edi Ramës Arben Frroku, vrasësit të komisarit Dritan Lamaj, është këmbanë alarmi për sistemin e ri të drejtësisë dhe provë e qartë se vettingu nuk po ndëshkon gjyqtarët e prokurorët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Për këdo që e ka harruar, po sjellim në kujtesë momentin e dhënies së pafajësisë nga Dritan Hallunaj për mikun vrasës të Edi Ramës dhe që sot është vlerësuar si “vendimi i duhur” nga organet e vettingut.

HALLUNAJ: gjykata vendosi: Deklarimin të pafajshëm të të pandehurit Arben Frroku për akuzën e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të kryer në bashkëpunim. (3 PRILL 2015)

Lirimi nga burgu i një vrasësi si Arben Frroku, që më pas në të gjitha shkallët e gjykimit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese, u dënua me burgim të përjetshëm, është shkak i mjaftueshëm për të shkarkuar nga detyra një gjyqtar.

Nëse gjyqtarët konfirmohen në detyrë pavarësisht se kanë liruar nga burgu vrasës dhe individë të lidhur me krimin e organizuar, atëherë vettingu ka dështuar të kthejë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Kjo ishte e vetmja pritshmëri, e shprehur edhe nga ambasadori Donald Lu, 3 vjet më parë, kur komentoi rastin e Arben Frrokut dhe gjyqtarit që i dha pafajësinë.

DONALD LU: Persona si Arben Frroku, që vrau një shef policie, por në mënyrë të mistershme u lejua të largohet nga vendi, ndërsa ishte në pritje të apelimit në gjykatë…janë llojet e personave që duhet të kenë frikë nga një sistem drejtësie funksional. (17 NËNTOR 2015)

Me konfirmimin në detyrë të Dritan Hallunajt, jo vetëm po faktohet çdo ditë se Edi Rama kontrollon politikisht procesin e vettingut, por, po faktohet, gjithashtu, se Pallati i Drejtësisë nuk po pastrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Organet e vettingut e mbrojtën gjyqtarin Hallunaj, që liroi nga burgu Arben Frrokun, sepse tani ai i duhet Edi Ramës në Këshillin e Lartë Gjyqësor për të vënë nën kontroll edhe qeverinë e re të gjyqësorit.

Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Dritan Hallunaj do të ishte shkarkuar nga detyra, si një nga gjyqtarët e korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar.

Partia Demokratike shpreh shqetësimin se procesi i vettingut, i diktuar nga Edi Rama, po mban në sistem gjyqtar

*Gjeni bashkëlidhur edhe videon e shpalljes së pafajshëm të Arben Frrokut nga Dritan Hallunaj më 3 prill 2015 dhe shqetësimin e ambasadorit Donald Lu më 17 nëntor 2015 për lirimin e Arben Frrokut.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.