E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VETINGU/ KPK sot jep VENDIMIN për prokurorin e “Krimeve të Rënda”, Gentjan Osmanin
Lajme

VETINGU/ KPK sot jep VENDIMIN për prokurorin e “Krimeve të Rënda”, Gentjan Osmanin

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit pritet që të shpallë ditën e sotme vendimin për prokurorin e Krimeve të Rënda, njëherësh zv.drejtues i kësaj prokurorie, Gentjan Osmani.

Ky i fundit ka qenë pjesë e treshes së prokurorëve, që iu drejtuan vitin që shkoi Kuvendit për arrestimin e Tahirit.

Vendimi për të do të shpallet në orën 12:00.

SEANCA E MËPARSHME

Gjatë seancës dëgjimore që u mbajt dy ditë më parë, KPK-ja hetoi një apartament me sipërfaqe 96 metra katrorë të blerë në vitin 2017 për 82 mijë euro, ku si burim të ardhurash janë deklaruar shitja e një apartamenti 1+1 me sipërfaqe 62 metra katrorë për 80 mijë euro, si edhe 2 mijë euro kursime familjare. Problem për prokurorin ishte blerja në vitin 2009 e apartamentit 62 metra katrorë, që më pas u shit për të financuar apartamentin 96 metra katrorë. Sipas KPK-së, Osmani nuk justifikon dot kthimin e një borxhi 20 mijë eurosh, që ka deklaruar se ia ka marrë një kushëriri për blerjen e apartamentit. Vetë prokurori insistoi se i ka pasur këto burime dhe kërkoi rikonfirmim në detyrë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.