E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vettingu/ONM kërkon largimin e Zaganjorit
Publik News

Vettingu/ONM kërkon largimin e Zaganjorit

Operacioni ndërkombëtar i Monitorimit do të apelojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili lejoi kreun e Gjykatës së Lartë Xhezair Zaganjorin, që të vijonte detyrën, pas rivlerësimit të punës së tij.

Ditën e sotme OMN i ka paraqitur komisionit kërkesën për të ankimuar vendimin për Xhezair Zaganjorin.

Njoftimi i plotë:

Në   datë   24.07.2018,   në   përfundim   të   seancës   dëgjimore   përkatëse,   Komisioni   i   Pavarur   i Kualifikimit vendosi konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit, z. Xhezair Zaganjori medetyrë Kryetar i Gjykatës së Lartë. Sot, më datë 06.08.2018, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, u ka paraqitur Komisionerëve Publikë   rekomandimin   për   ta   ankimuar  në   Kolegjin   e   Posaçëm   të   Apelimit   vendimin   e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Xhezair Zaganjori. Komisionerët  Publikë,   pasi   t’u   jetë   njoftuar   vendimi   me   shkrim   i   Komisionit   të   Pavarur   të Kualifikimit   do   ta   shqyrtojnë   atë   krahas   rekomandimit   të   Operacionit   Ndërkombëtar   tëMonitorimit. Bazuar në pikën 7 të nenit 55 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka 30 ditë afat për t’ia njoftuar vendimin me shkrim Komisionerëve Publikë. Ky vendim ende nuk është njoftuar.  Bazuar në pikën 1 të nenit 63 të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Komisionerët Publikë brenda 15 ditëve nga data e njoftimit të vendimit nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, kanë të drejtë të paraqesin ankimpranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dheaneksit   të   Kushtetutës   së  Republikës   së   Shqipërisë  dhe   ligjit   nr.   84/2016,  “Për   rivlerësiminkalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.Komisionerët   Publikë   përfaqësojnë   interesin   publik   gjatë   procesit  të   rivlerësimit   kalimtar   tëgjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.