E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Shendeti/Pse është mirë të konsumoni një lugë vajë ulliri çdo ditë
Lajme

Shendeti/Pse është mirë të konsumoni një lugë vajë ulliri çdo ditë

Konsumimi i një luge vaj ulliri në ditë ju ndihmon që të jetoni më gjatë, sipas ekspertëve.

Vaji i ullirit, një element kyç i dietës mesdhetare për një shëndet të mirë, prej shumë kohësh rekomandohet si shumë i dobishëm për shëndetin.

Mjekja Sarah Brewer dhe dietologia Juliette Kellow thonë se vaji i ullirit ju shton disa vite në jetën tuaj, raporton Daily Mail.

Ata thonë se përbërësi i zakonshëm i gatimit përmban antioksidantë të cilët mund të ndihmojnë për të parandaluar ose ngadalësuar rritjen e kancerit si edhe për të zvogëluar rrezikun e sulmeve të zemrës apo goditjeve në zemër, disa prej vrasësve më të zakonshëm në botë.

Gjithashtu mund të mund të zvogëlojë efektet dëmtuese të kolesterolit, presionit të gjakut dhe sëmundjeve që lidhen me moshën, si edhe të përmirësojë funksionin njohës, thonë ekspertët.

Pretendimet e tyre i shtohen viteve të provave shkencore që sugjerojnë se vaji i ullirit mund të ndihmojë që njerëzit ti shmangin sëmundjeve vdekjeprurëse.

Vaji i ullirit ka shumë kalori, kështu që duhet të përdoret me kufizim. Mjekët sugjerojnë një lugë gjelle në ditë.

Gjithashtu përmban shumë vitaminë E që mban lëkurën dhe sytë të shëndetshëm si edhe forcon sistemin imunitar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.