E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Shembet platforma në koncert, pushuesit bien në det
Bota

VIDEO/ Shembet platforma në koncert, pushuesit bien në det

250 vetë janë plagosur në një festival muzikor në Spanjë, në qytetin verilindor të Vigo, pasi një pjesë e drunjtë e platformës ku qëndronin pushuesit u shemb.

BBC shkruan se pesë prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa policia konfirmoi se fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë.

Disa prej personave ranë në det, një pjesë e madhe e të cilëve ishin adoleshentë.

Ekipet e emergjencës shkuan menjëherë në vendngjarje.

Për të ndihmuar shkuan edhe zhytësit, të cilët kontrolluan në det se nuk kishte asnjë person të bllokuar nën strukturë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.