E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Konfirmohen raste të reja me virusin e ‘Nilit’ në Kosovë
Publik News

Konfirmohen raste të reja me virusin e ‘Nilit’ në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë,konfirmon përhapjen e virusit të Nilit Perëndimor në Kosovë. Një pacient i infektuar po trajtohet në Klinikën Infektive të QKUK, ndërkohë që ditë më parë u konfirmua se një erson humbi jetën si pasojë e Virusit të Nilit. “Ekipet e Departamentit të Epidemiologjisë prej fillimit të korrikut në nivel qendror dhe periferik janë në gjendje gadishmërie për të identifikuar dhe raportuar ndonjë rast individual të sëmundjes. Laboratoret e Institutit Kombëtar janë të gatshme të pranojnë mostra dhe të diagnostikojnë rastet e sëmundjes”, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. Kreu i këtij instituti , Naser Ramadani pohon se dy pacientë janë diagnostikuar me këtë virus. “Një person ka vdekur nga virusi ‘Nil’. Është konfirmuar në laborator se ka bartur këtë virus dhe një person tjetër që kishte këtë virus tashmë është shëruar”, tha ai. Përhapja e këtij virusi në Evropë ka lënë të vdekur 17 persona, prej të cilëve nëntë janë nga Serbia, tre nga Greqia. Simptomat e këtij virusi janë temperaturë, marramendje, vjellje, dhembje e trupit si dhe ënjtje të gjëndrave limfatike dhe përhapet nga pickimi i mushkonjave të infektuara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.