E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritet bilanci/ 39 viktima në Genova, nisin hetimet: Tragjedi e qëllimshme
Bota

Rritet bilanci/ 39 viktima në Genova, nisin hetimet: Tragjedi e qëllimshme

Nje zgjim ne ferr per gjithe banoret ne e perreth Genovas. Nje dite pas tragjedise me se paku 39 viktima, pas shembjes se ures 100 meter te gjate ne  autostradën A10, ekipet e shpetimit vijojne punen nen rrenoja.

Rritet bilanci i viktimave ne Genova. Sipas te dhenave te fundit nga prefektura numerohen 39 viktima, nga te cilet 5 mbeten ende te paidentifikuar. Te plagosurit jane 16, 12 nga te cilet rende per jeten. Mes viktimave, nje eshte femije 8 vjec dhe dy adoleshente, 12 dhe 13 vjec.

11:50

“Nuk ishte një fatalitet, por një gabim njerëzor” që shkaktoi shembjen e urës. Kështu shprehet prokurori kryesor i Genoa, Francesco Cozzi ne nje deklarate per mediat, pasi inspektimit te bere ne zone, ne kuader te hetimeve.

Prokuroria ka hapur tashme një dosje për tragjedi te qellimshme dhe vrasje të shumëfishta. “Ne duhet t’i përgjigjemi një pyetje: pse ndodhi? – tha kryeprokurori – Kjo është detyra jonë dhe për ta bërë atë do të bëjmë gjithçka që është e nevojshme ». Sipas hipotezave të para, rrezimi  do t’i atribuohet një dështimi strukturor. Rrezimi,  tha Stefano Marigliani, drejtor i Autostrade per l’Italia, është “për ne diçka e papritur dhe e papritur në krahasim me aktivitetin e monitorimit që është bërë në urë. Asgjë nuk u la. Nuk kishte absolutisht asgjë për ta konsideruar urën e rrezikshme”.

11:20

Arrin ne 37 numri i viktimave nga tragjedia ne Genova. Nderkohe qe ekipet e shpetimit jane ende ne pune e siper ne kerkim mes rrenojave.

09: 23

Mediat italiane bejne me dije se rreth 440 banorë të 11 ndërtesave në zonën pranë urës së shembur Morandi në Gjenova janë evakuar.

Ekipet e kërkim shpëtimit vazhdojnë të punojnë nën gërmadhat e urës për gjetjen e personave që ende rezultojnë të zhdukur.

Zhvillimet e djeshme 

Ora 20:05 Mediat italiane raportojnë se Komuna e Genovas ka marrë sot një vendim për të shpallur dy ditë zie në kujtim të viktimave.

Ora 17:15: Shkon në 35 numri i viktimave në Genova.

Ora 16:29 – Frikë se mund të rritet numri i viktimave nga incidenti tragjik i ndodhur në Genova të Italisë. Sipas raportimeve të mediave lokale, të paktën 10 persona rezultojnë të zhdukur. Ndërsa nga 13 personat e plagosur, 5 raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Ora 15:00

Ka shkuar ne 22 numri i viktimave te tragjedise ne Genova, e mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa numri i të plagosurve ka shkuar në 13. Mediat italiane raportojnë se janë shapllur të humbur 10 persona.

Ora 14:14 

genoa8

Në këtë moment janë 11 viktima të konfirmuar. Sipas burimeve të Ministrisë së Brendshme, 5 persona janë plagosur dhe janë dërguar në spital.

genoa7

Zëvendësministri për Infrastrukturë dhe Transportin Edoardo Rixi, në një intervistë me Rainews 24, thotë se makinat “bënë “fluturuan” 70 metra larg. Kjo është një tragjedi, një fatkeqësi e vërtetë”.

Mes viktimave thuhet se eshte edhe nje femije.

genoa6

Ora 13:45

Sipas mediave italiane, ne nje deklarate te pare zyrtare pas ngjarjes eshte njoftuar se deri tani jane 7 viktima, nderkohe qe 4 persona jane nxjerre te gjalle. Kete e ka bere me dije zevendesminitri i Infrastruktres dhe Transportit. Edoardo Rixi, ne nje interviste per Rainews 24.

Ora 13:00

genoa5genoa4genoa3genoa2genoa1genoa

Nga burime te nderhyrjes se shpejte numerohen mbi 10 viktima, por asgje nuk eshte zyrtare, pasi eshte ende heret per nje bilanc.

Mesohet se dy persona jane nxjere te gjalle nga rrenojat ne Uren Morando, e cila perpiu poshte dhjetera makina. Ata u derguan ne urgjence per te marre ndihmen mjekesore. Nderkohe ne vend po vijojne me intensitet kerkimet per te shpetuar personat qe jane zene poshte nga rrezimi i ures.3913812_1253_ponte_genova_crollato.jpg.pagespeed.ce.cLy_rLTraC

Mediat italiane kane publikuar edhe videon qe tregon momentet e rrezimit te ures, me pershkrimin: O Zot i madh!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.