E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKSIDENT I RËNDË NË BULQIZË/ Makina del nga rruga. Shoferi dhe pasagjerja në gjendje…
Lajme

AKSIDENT I RËNDË NË BULQIZË/ Makina del nga rruga. Shoferi dhe pasagjerja në gjendje…

Dy persona janë plagosur në një aksident që ka ndodhur në Bulqizë.

Policia thotë se rreth orës 09.50 ka marrë njoftim se një automjet ka dalë nga rruga pranë mbi-kalimit, në aksin  Bulqizë- Qafa e Buallit.

“Shtetasi A.I, rreth 58 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Opel’, ka humbur  kontrollin mbi automjet, duke dalë nga rruga, ku për pasojë ka marrë dëmtime drejtuesi dhe pasagjerja shtetasja Z.I”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet paraprake të kryera dyshohet se aksidenti ka ndodhur si pasojë e lagështisë në rrugë nga reshjet e shiut.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes po hetojnë për zbardhjen e shkaqeve të  aksidentit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.