E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Forca e ligjit”  ose  “forca ndaj të vrarëve”
OP-ED

“Forca e ligjit” ose “forca ndaj të vrarëve”

 

Policia e shtetit ne bashkepunim me prokurorine, here pas here njoftojne per suksesin e operacioneve ne emer te “Forces se ligjit”! “Kete lloj “suksesi” e njoftuan edhe keto dite me sekuestrimin e pronave te nje te vrari, thene ndryshe familjareve te nje te vdekuri! Ky “sukses” vjen ne kohen kur te gjithe po flasin per mos veprimin e policise e prokurorise ne zbatim te ligjit antimafia per “biznesmenin” lushnjarin me 5 emra, mikun e politikaneve dhe te denuarin si pjese e bandes se Aldo Bares ne trafikun e droges, tashme te rehabilituar dhe te “penduar”!

Por nuk eshte vetem lushnjari me 5 emra i njohur si miku i T.Balles, G.Rucit, S.Abazit, A.Ahmetajt e E.Veliajt qe nuk eshte hetuar per pasurine dhe “Forca e ligjit” nuk po vepron! Por jane shume “biznesmen” te tjere qe po shijojn frytet e “trafiqeve” nen mbrojtjen e politikes ne Shqiperi! Po mundohem te kujtoj disa, sidomos te atyre peshqve te renditur posht e larte ne zyrat e nderkombetareve e qe njihen edhe si “VIP”-a (te krimit) ne Shqiperi! Por mos ti ngelet hatri atyre qe nuk ia kam renditur emrin keta radhe se mund ti rendise ne shkrimin e radhes pa merak!

Pyesin shume diplomat dhe shqiptare te ndershem se pse nuk vepron “Forca e Ligjit” ne zbatim te ligjit Antimafia duke i hetuar pasurine vellait te Ministrit te Brendshem I denuar per trafik droge, shtetasit Agron Xhafa, per ish-deputetin Shkelqim Selami, i hetuar per trafik klandestinesh, ish-deputetin Aqif Rakipi i denuar per vjedhje, Elvis Roshin e denuar per disa vepra, ish-deputetin Arben Ndoka i denuar per “prostitucion”, ish-deputetin Armando Prenga, kryetari i Bashkise se Krujes Artur Bushi, Kryetari i Bashkise se Elbasanit Qazim Sejdini pasi dhenderri i dyshohet per trafik droge prej vitesh, ai i Bashkise se Mallakastres Agron Kapllanaj, kryetarit te Bashkise se Poliçanit Adriatik Zotkaj pasi i vellai eshte arrestuar per droge, deputetit Jurgen Çyrbja si bashkepunetor i “bandes” se Emiljano Shullazit etj etj…Per te vazhduar me disa “biznesmen” me lidhje te fuqishme ne politike si Bardhok Pllana, Durim Keçit, Elvis Martini, Safet Bajri e ortaket e tij, Vladimir Gjuten, Arben Isufaj i njohur si “Ben Qimja”, Renato Saliu i njohur edhe si Renato Çami, e prokurorit Petrit Fusha per shkak te denimit te vellait per trafik droge….etj etj!

Kur te veproi “Forca e Ligjit” ndaj ketyre e shume te tjereve si keta, atehere mund te themi qe ka “suksese” policia e shtetit e prokuroria! Por deri atehere kur te ndodh kjo, vazhdoni e merruni me njerez te vdekur se per te gjallet nuk ju le politika te beni detyren!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.