Seman/ Zjarr në pyjet e Semanit
Një zjarr masiv ka rënë sot në pyllin e Semanit. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet, për zjarrin, por mësohet se 4 zjarrfikëse janë nisur në vendngjarje.
Zjarri është i përmasave të mëdha dhe ka përfshirë një pjesë të pyllit të Semanit.
Sipas informacioneve mësohet se në vendngjarje ka shkuar dhe Prefekti i Fieri, dhe sipas hetimeve paraprake dyshohet për një zjarr vënie të qëllimshme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



