E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dokumente/ Salianji Gjiknuri mashtron, tenderat mikut të Ballës i’u dhanë pa garë
Politikë

Dokumente/ Salianji Gjiknuri mashtron, tenderat mikut të Ballës i’u dhanë pa garë

Deputeti demokrat Ervin Salianji ka publikuar dokumentat të cilat provojnë se tenderat e ‘fituar’ nga Edmond Bego, i njohur si miku i Taulant Ballës, janë fituar pa garë.

Salianji i bëri thirrje Ministrit Damian Gjiknuri të mos fshihet pas të kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete që mbulojnë të vërtetën.

Deklarata e deputetit Ervin Salianji

Damian Gjiknuri nuk mund të fshihet pas së kaluarës dhe as të mashtrojë qytetarët me teknikalitete, që mbulojnë të vërtetën.

Njoftimi i fituesit nga Ministria e Gjiknurit nuk flet për pjesëmarrës të tjerë në garë, çka do të thotë se leja i është dhënë praktikisht pa garë mikut trafikant droge të Taulant Ballës.

Mashtrimi tjetër i Damian Gjiknurit është se Edmond Bego ka marrë leje minerare në vitin 2009 nga një ish ministër demokrat.

Në vitin 2009 “Inerte Expres”nuk ka qenë në pronësi të Edmond Begos.

Në vitin 2009, Edmond Bego u arrestua nga Qeveria e Partisë Demokratike si një nga anëtarët më të rrezikshëm të bandës më të pamëshirshme, bandës së Lushnjës.

Është fakt i pandryshueshëm se Damian Gjiknuri ka firmosur një leje minerare për një të dënuar me 21 vjet burg për trafik ndërkombëtar droge.

Prandaj është urgjente që prokuroria të hetojë nëse Taulant Balla ka bërë sekserin e mikut trafikant tek Damian Gjiknuri dhe kudo tjetër që ka marrë miliona euro nga paratë publike në kundërshtim me ligjin.

Provat në Dokumentat më poshtë, QKB dhe kontrata e shitjes.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.