E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Testamenti i senatorit amerikan John McCain: Në varrimin tim, të mos vijnë…
Bota

Testamenti i senatorit amerikan John McCain: Në varrimin tim, të mos vijnë…

Senatori amerikan John McCain, i cili ndërroi jetë të shtunën, në testament ka kërkuar që në ceremoninë mortore të flasin ish presidentët e SHBA-së Barack Obama dhe George W. Bush.

Mediat amerikane theksojnë se McCain në testament ka theksuar se nuk dëshiron praninë e presidentit të tanishëm të SHBA-së Donald Trump.

Në kohën kur McCain ishte gjallë, kritikonte ashpër Trumpin dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me të.

McCain ishte një nga kritikët më të zëshëm të politikave të Trumpit brenda qarqeve republikane, ndërsa Trump me rastin e vdekjes së tij u mjaftua me një mesazh ngushëllues që ia dërgoi familjes McCain përmes Twitterit.

Zyra e senatorit të ndjerë McCain ka njoftuar se varrimi i tij do të mbahet më 2 shtator në varrezat e Akademisë Detare në Mayland.

/Burimi: Anadolu Agency/

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.