Moderatorja shqiptare Liberta Spahiu ka publikuar disa foto nga pushimet e saj në Dubai. Por përvec fotove ajo ka edhe një paralajmërim për të gjithë ata që e ndjekin.
Të gjithë e dimë një personazh publik është gjithmonë në qendër të vëmendjes si për komenet positive ashtu edhe negative. Por komentet negative ndonjëherë kthehen në fyese dhe lëndojnë personazhet e njohur. E lodhur nga të tilla gjëra, Liberta ka shkruar vendimin që ka marrë.
“Mirëmëngjesi njerëz. Çfarë bëtë?! Desha t’ju tregoj diçka, miqve, dashamirësve, atyre që m’i shohin fotot fshehurazi dhe atyre me profile false që ndonjëherë harrojnë fjalëkalimin e tyre, çdo koment me përmbajtje negative, fyese, apo frustruese do të zhduket nga faqja e dheut. Pse? Shumë thjesht! Është Instagrami im dhe unë bëj çfarë të më dojë qejfi. Ditën e mirë. Faleminderit”,-ka shpjeguar me detaje moderatorja. Kujtojmë se Liberta prezanton emisionin ‘Prive’, në Kosovë.




