E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Video/Tre pista për vrasjen e biznesmenit shkodran
Lajme

Video/Tre pista për vrasjen e biznesmenit shkodran

Nuk ka ende autorë atentati ndaj Arjan Ferracakut, mesditën e të shtunës në Shkodër.

20 është numri i të shoqëruarve, dëshmitë e të cilëve nuk kanë zbardhura shumë të dhëna për autorët.

Blutë mësohet se kanë marrë në mbrojtje dy miqtë e 30-vjeçarit që e shoqëronin në shëtitjen me kalë. Ata mësohet t’i kanë thënë policisë se prita ishte organizuar nga disa persona, por vetëm njëri hapi zjarr në drejtim të tyre.

Pista kryesore ku është fokusuar grupi hetimor është ajo e një gjobëvënies, të cilën 30-vjeçari nuk kishte pranuar ta paguajë.

Nuk përjashtohet edhe hakmarrja për konfliktin e një viti më parë në zonën e Velipojës, ku viktima dhe familja e tij janë pronarë të një prej hoteleve më të njohura atje.

Një version është edhe gabimi në shënjestër. Por kjo pistë nuk bind shumë, pasi autorët kanë qëlluar fillimisht nga një distancë prej 30 metrash dhe kanë pasur mundësi ta shquajnë objektivin.

Burimet sqarojnë se Arjan Ferracakut i është marre portofoli, në mënyrë që ngjarja të duket si grabitje. Biznesmeni u qëllua nga dy persona në momentin kur ishte mbi kalë, pasi po bënte stërvitje për një aktivitet hipizmi që do zhvillohej në Shkodër. /TvKlan

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.