Vidhet gjatë natës katedralja në qendër të qytetit të Korçës.
Persona të paidentifikuar kanë thyer derën e jashtme të kishës dhe janë futur brenda, duke vjedhur arkat e Katedralës, bashkë me arkën e tëvarfërve me vlerë rreth 200 mijë lekë të vjetra.
Mitropolia në një deklaratë për mediat shprehet tepër e shqetësuar mbi ngjarjen.
Papa Ilia thotë se është e treta herë që vidhet katedralja.
“Vala e grabitjeve vazhdon të ndihet dhe sot” tha ai.



