E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Legjenda e Juventusit i del kundër Ronaldos: Modriç do fitojë edhe Topin e Artë
Sport

Legjenda e Juventusit i del kundër Ronaldos: Modriç do fitojë edhe Topin e Artë

Mungesa e Cristiano Ronaldos në ceremoninë e shortit të grupeve të Champions League nuk kaloi pa u vënë re.

Pas deklaratave të Ramos apo edhe Asensio, për këtë ka vendosur të flasë edhe legjenda e Juventusit,  Alessandro Del Piero.

Lidhur me mungesën e portugezit në ceremoni, ai u shpreh për “Sky Football Club”:

Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur”.

Përpos kësaj ish-futbollisti juventin dha edhe mendimin e tij lidhur me fituesin e Topit të Artë:

Personalisht mendoj se Modriç e ka merituar çmimin e më të mirit. Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. Ka bërë diçka të jashtëzakonshme. Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe “Topin e Artë”.

Lidhur me mungesën e golit me të cilën po përballet Ronaldo, Del Piero u shpreh se kjo vjen si pasojë e mbrojtes më të fortë që kanë skuadrat italiane, ndërsa theksoi se në Europë do të ketë më shumë hapësira.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.