Ministri Demiraj: kërkon shkarkimin e disa shefave të Policisë
Ministri i Brendshëm teknik, Dritan Demiraj tha se ka kërkuar shkarkimin e disa shefave policie.
“Kam kërkuar shkarkim e dy-tre shefave të komisariateve që nuk kanë qenë në lartësinë e duhur, s’kanë qenë asnjanës”, tha ministri duke iu referuar incidenteve me sfond elektoral ndodhur së fundmi.
Ministri tha se ka kërkuar shkarkimin e shefit të komisariatit të Dibrës dhe atij të Gramshit.
4-5 ditët e fundit, është prishur klima e qetë e fushatës së dy javëve të para, për shkak të përplasjes të shtuara të subjekteve politike, veçanërisht PS – LS, deklaroi për “Zërin e Amerikës” ministri Demiraj, i cili theksoi angazhimin e forcave të rendit për të përmbushur detyrat kushtetuese dhe ruajtjen qetësisë për mbarëvajtjen e fushatës zgjedhore.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



