Shoqërohet në Polici koordinatori i PS-së në Vorë
Forcat e policisë së kryeqytetit raportohet se kanë shoqëruar, në ambientet e komisariatit të policisë mbrëmjen e sotme, koordinatorin e PS në Vorë, Albert Ciku.
Sipas raportimeve, në shoqërimin e koordinatorit të PS-së në Vorë kanë marrë pjesë edhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.
Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e shoqërimit të koordinatorit Albert Ciku, ndërsa policia ende nuk ka dhënë njoftim zyrtar.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



