Rikthehet Adi Krasta. Ditët kur do e shohim në ekran dhe projektet e reja
Adi Krasta rikthehet në ekran. Gazetari e prezantuesi i njohur televiziv sapo ka nënshkruar kontratën e bashkëpunimit me televizionin News 24.
E hëna dhe e marta do jenë dy ditët në të cilat Krasta do të jetë në “prime time”. Emisioni do të ketë si logo te tij, inicialin “A” të cilin Krasta e ka përdorur edhe herë të tjera. Pritet që prezantuesi i njohur të ketë një bashkëpunim afatgjatë me televizionin më të madh informativ në vend. Dy projekte të tjera parashikohet të realizohen prej tij në muajt e parë të vitit 2019.
Kthimi i Krastës është një tregues se News24 do të konkurojë fuqishëm edhe televizionet gjeneraliste ne programacionin e orarit më të shikuar të ditës në televizion, ai që në gjuhën e përditshme njihet si “prime time” . Moderatori në bashkëpunim me stafin e News24 ka nisur menjëherë nga puna për ndërtimin e studios së emisionit dhe brenda pak javësh pritet të dalë në transmetim.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



