E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sherr  mes Artan Hoxhës dhe Basir Çollakut: Dikush qenka “spiun”!
Lajme

Sherr mes Artan Hoxhës dhe Basir Çollakut: Dikush qenka “spiun”!

“Kush e veshi me antiplumb Sali Berishën”

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha përmes një postimin në facebook, zbuloi se ish kryeministri Sali Berisha i është rikthyer jelekut të tij antiplumb, sepse dikush e ka kërcënuar, duke nxitur edhe një debat të gjatë me gazetarin Basir Çollaku.

“Kush e ka detyruar te vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi ne publik para gazetareve?!!! A kane dijeni Policia e Shtetit dhe sherbimet sekrete te vendit per kete rritje te ndjeshme te nivelit te sigurise nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kercenuar me jete Berishen?!!!!” ,shkruante Hoxha.

Ndërkohë gazetari Basir Çollaku në komentin e tij shkruan se dikush nga besnikët e Berishës është spiun.

Basir Çollaku Po antiplumbin kush e pa, apo e veshi live..meqe i ka dhe sh te besuar shoqeruesit..app prape dikush qenka “spiun” ne grupin e besnikeve…

Artan Hoxha Pershendetje Basir, besoj ke aq njohje te Garda, ose ish-gardistet ta shpjegojne proceduren dhe per cfare jeleku behet fjale. E vesh edhe ky tjetri kur i vjen haberi, mos u merzit. Nuk me shqeteson jeleku por motivi pse?!!! Ai nuk ben kot Basir, e ka nje sinjal dhe te forte madje….. thjeshte uroj qe Rama e Xhafa qe kane per detyre sigurine e vendit, te mos ia fusin gjumit,

Postimi i Artan Hoxhës

Kush e veshi me jelek antiplumb Sali Berishen…

Kisha shume kohe qe nuk e shihja ne publik, te veshur me jelekun e famshem antiplumb Sali Berishen!!!! Edhe pse ne fakt ai leviz gjithnje jashte Tiranes me eskorte dhe i shoqeruar mire nga njeres shume te besuar. Cfare rreziku ka ndjere politikani me i rendesishem i Shqiperise ne 28 vitet e fundit?!!! Kush e ka detyruar te vesh jelekun antiplumb edhe kur jep konferenca shtypi ne publik para gazetareve?!!! A kane dijeni Policia e Shtetit dhe sherbimet sekrete te vendit per kete rritje te ndjeshme te nivelit te sigurise nga ish-presidenti dhe ish-kryeministri i vendit?!!! Kush e ka kercenuar me jete Berishen?!!!!….
Ne fakt Berisha eshte historikisht shume i kujdesshem per veshjen e tij ne publik. Ndryshe nga veshja ekstravagante e kryeministrit Rama(me nallane, atlete te bardhe etj), Berisha vishet serioz, me kostum, por dhe kur nuk ka veshur kostum gjithnje ka xhakete siper. Ajo qe ra ne sy ne dy vizitat e tij te fundit, ne qytetet problematike te Shkodres dhe Elbasanit, ishte fakti se i eshte kthyer jelekut te tij antiplumb. Per kete shkak nuk e pate te veshur me kostum ose xhakete siper si zakonisht.
Qe nga vizita e tij ne Afganistan, kur ishte kryeminister, nuk e kam para ta vesh ne publik jelekun special antiplumb me ngjyre te erret.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.