E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Lirohen  dy autoret e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në Korcë
Publik News

Lirohen dy autoret e dyshuar të vjedhjes së Katedrales në Korcë

KORCE-Lihen të lirë autoret e dyshuar të vjedhjes së Katedrales ‘Ngjallja e Krishtit’ në Korcë. U liruan, për mungesë provash Joni Cigare dhe Genci Arifi.

Arrestimi i tyre erdhi pak orë pas reagimit të klerikëve ortodokse, por policia e Korçës nuk ka pasur prova të mjaftueshme për autorësinë e vjedhjes dhe dhunimit të Katedrales nga këta dy persona. Pas lirimit të dy të dyshuarve, prokuroria e Korçës ka lëshuar urdhër arresti për 5 persona të tjerë, dy prej te cilëve, vëllezër me precedentë kriminale, për te cilët do të pritet seanca për caktimin e masës se sigurisë për të parë nëse provat e grumbulluara nga policia krijojnë dyshim të arsyeshëm për autorësinë e vjedhjes se objektit të kultit. Grabitja e Katedrales në qendër te qytetit të Korçës mbrëmjen e 2 shtatorit, solli reagimin e Mitropolisë se Shenjte, kleriket e se cilës e vlerësuan të pamjaftueshme punën e policisë, e cila nuk ka shkuar tek autoret e asnjë objekti kulti te denoncuar si të vjedhur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.