E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD akuzon Gramoz Ruçin, po fsheh nismën  e saj për “vettingun e politikës”
Lajme

PD akuzon Gramoz Ruçin, po fsheh nismën e saj për “vettingun e politikës”

Opozita pritet të ngrejë një tjetër akuzë ndaj parlamentit, kësaj here për fshehjen e nismës se demokratëve për vetingun në politikë.

Burime nga PD bene të ditur se “Partia Demokratike dhe opozita kanê propozuar që prej datës 7 shtator amendamentet kushtetuese për pastrimin e politikës nga krimi, por nisma e opozitës për fazën e dytë të dekriminalizimit të shtetit nuk gjendet në faqen e Kuvendit”.

Mos publikimi i nismës ne faqen e Kuvendit pengon qytetarët të njihen me ketë amendament Kushtetues.

“Ndryshe nga sa vepron me çdo projektligj tjetër, Kuvendi ende nuk e ka publikuar në faqen e tij zyrtare propozimin e opozitës, për t’i dhënë mundësi qytetarëve që të njihen me të. Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi mund të justifikohet se do ta publikojë nismën pasi të lajmërojë seancën sot në orën 10.00, por nuk ka mbajtur të njëjtin standart me nismat e qeverisë” thanë burime nga selia blu.

Amendamenti kushtetutes i propozuar nga opozita është i njëjtë me atë të miratuar për gjyqtarët dhe prokurorët dhe ka për qëllim pastrimin e politikës nga pastrimin e politikës nga politikanët e lidhur me krimin e organizuar dhe që nuk jusitifkojnë ligjërisht pasurinë e tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.