Aksioni i IKMT,pamje dramatike / Vijojnë përplasjet në Jalë, 7 banorë shoqërohen në polici, mes tyre një i mitur (video)
Mes të arrestuarve, mësohet se është edhe një fëmijë 14 vjeç, nga familja Bala.
***
Shembja e ndërtimeve në Jalë/ Tension banorë-polici: Janë pronat tona. Reagon IKMT: Të paligjshme
Pritet me reagim te forte nga ana e banoreve aksioni i radhes i Inspektoratit Kombëtar te Mbrojtës së Territorit, mëngjesin e sotëm ne Jale.

IKMT ka nisur aksionin ne kete zone duke pasur si synim shembjen e ndertimeve qe jane te evidentuara pa leje.
“Banorët shprehen se nuk janë njoftuar paraprakisht për aksionin e ndërmarrë, ndërsa në dhoma kanë ende turistë”- raporton “News 24”.
“Jemi me dokumente të rregullta dhe duan te na nxjerrin me dhunë nga prona e jone. Kemi bërë mbivendosje mbi pronën tonë dhe çështjen e kemi apeluar. Tani presim vendimin e gjykatës. Nuk kemi marrë asnjë njoftim zyrtar për aksionin, por na kanë njoftuar vetëm me gojë”- shprehen banorët.

Reagimi i IKMT
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot prishjen e nëntë objekteve të ndërtuara në zonën e Jalës.
Objektet me siperfaqe të ndryshme dhe me lartësi një dhe dy katëshe, kanë pasur funksione shërbimi, kryesisht në hoteleri.
Aksioni i IKMT ka nisur pasi më parë për këto objekte është bërë proçesi i skualifikimit nga ana e institucionit të ALUIZNI-it duke u trajtuar si ndërtim i paligjshëm. Pavarësisht kësaj, sërish IKMT ka bërë njoftimet sipas ligjit.
IKMT ka qenë e mbështëtur edhe nga policia e shtetit në këtë aksion





Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



