E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Trump për Kim Jong Un:  Më ka shkruar letra të bukura
Bota

Trump për Kim Jong Un: Më ka shkruar letra të bukura

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha gjatë një tubimi në Wheeling, Virxhinia Perëndimore, se ai dhe diktatori i Koresë së Veriut, Kim Jong Un ranë në dashuri.

Në një tubim për të mbështetur kandidatët e GOP në zgjedhjet afatmesme, Trump shpalli de-përshkallëzimin te tensioneve mes SHBA-ve dhe Koresë Veriore duke vënë në dukje se marrëdhënia e dy vendeve po vjen drejt përmirësimit.

Presidenti amerikan tha ndër të tjera:

Unë po bëja si i fortë dhe ai po bënte në njëjtën gjë. Kështu që situata vazhdonte tërhiqe e mos e këput dhe ne ramë në dashuri. Okej? Jo seriozisht. Ai më shkroi letra të bukura. Janë letra të mira. Ne ramë në dashuri.”

Trump ka të ngjarë t’i referohet letrave simbolike të dërguara personalisht drejt tij nga Kim gjatë verës. Letra këto që ishin të mbushura gjithë lajka. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se mediat kanë gjasa të kritikojnë lavdërimin e tij të ndezur për Kim.

Përpara se të “binin në dashuri”, udhëheqësit e të dyja vendeve shkëmbyen rregullisht kërcënime dhe ofendime, ndërkohë që Koreja e Veriut vijonte përpjekjet e saj për të zhvilluar një raketë bërthamore të aftë për të goditur Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.