E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Nuk do t’i ndahemi atij horri”/ LSI: Të hetohet Rama, kërcënoi ish-oficerin Nuhu  Sep 30, 2018
Politikë

“Nuk do t’i ndahemi atij horri”/ LSI: Të hetohet Rama, kërcënoi ish-oficerin Nuhu Sep 30, 2018

Partia Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon të hetohet Kryeministri Edi Rama pasi sipas LSI, ka shpërdoruar detyrën kur “kërcënoi e kanosi publikisht z.Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti”.

Në një deklratë të mediat, Lëvizja Socialiste për Integrim “dënon rrepte qëndrimin e Kryeministrit dhe qeverisë si promovues dhe mbrojtës të dhunës dhe krimit në vend”.

“Ngjarja shumë e rëndë e dhunimit të një vajzë të thjeshtë në Fushë Krujë dhe fshehja e sa nga strukturat qeveritare që u bënë palë me deputetët e inkriminuar në të është provë se shteti është kapur totalisht nga krimi. LSI kërkon që prokuroria të largohet nga roli i shërbëtores me shërbim të qeverisë por të hetojë me themel dhe të çojë përpara drejtësisë të gjithë personat e përfshirë në fshehjen dhe manipulimin shtetëror të ngjarjes qofshin këta kryeministra, deputetë, pjesëtarë të policisë, prokurorë etj. Të hetohen të gjithë veprimet e mosveprimet që sollën në këtë trajtim kriminal të çështjes duke luajtur në mënyrë flagrante me jetën dhe integritetin e një vajze të re të pambrojtur.

Të hetohet sjellja skandaloze e shtetit në raport me nënkomisarin Emiljano Nuhu dhe roli i çdo personi me detyrë shtetërore që ka influencuar negativisht e ka penguar në ushtrimin e detyrës të z.Nuhu. Të hetohet nga prokuroria shpërdorimi i detyrës nga Kryeministri Edi Rama që ka kërcënuar e kanosur publikisht z.Emiljano Nuhu vetëm sepse ai denoncoi të vërtetën e fshehur nga shteti. LSI është e vendosur të luftojë deri në fund për zbardhjen e këtyre të vërtetave të cilat janë tashmë para syve të çdo shqiptari. Qeverinë e zhytur deri në grykë nuk e shpëton dot asgjë dhe opozita së bashku me qytetarët do ta thonë shumë fort fjalën e tyre kundra përdhunuesve e mbështetësve të krimit të veshur me pushtet”, thuhet në një reagim të LSI-së, shpërndarë për mediat.

Rama: Nuhu një horr, nuk do ti ndahemi

Një ditë më parë, Rama e quajti “një horr” Emiljano Nuhun dhe paralajmëroi se “nuk do ti ndahemi”.

“Një horr i kthyer në hero, ka braktisur detyrën dhe ka përdorur rastin për të fituar azil. Nuk do t’i ndahemi atij horri”, tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.