E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Vijoj të jem anëtare e PD”, Majlinda Bregu: Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Bashës
Lajme

“Vijoj të jem anëtare e PD”, Majlinda Bregu: Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Bashës

E ftuar në studion e “Top Talk”, ka qenë ish-deputetja e PD, Majlinda Bregu, e cila aktualisht mban postin e Sekretares së Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

E si një prej zërave që kanë mbajtur një peshë të madhe brenda PD-së, ajo u pyet nga Denis Dyrnjaja për situatën brenda PD-së, e cila pati premtuar se shtatori do të ishte muaji i protestave, por që nuk ndodhi.  “Tanimë kam një detyrë tjetër, e kjo nuk më jep komoditetin për të thënë të gjitha ato që mendoj, por besoj se nuk do të zhgënjeheni nëse ky premtim shtatori do të bëhet premtim tetori, e më pas nëntori”, u shpreh ajo duke theksuar se “Nuk ka asgjë të re që mund të ndodhi me establishmentin e PD”.

 

Në studion e “Top Talk”, ajo duket se nuk është shpresë plotë për të ardhmen e saj në Partinë Demokratike.

“Nuk jam e shqetësuar fare për opozitën e Lulzim Bashës, sepse opozita e Lulzim Bashës është opozita më fitimprurëse në këtë vend. Unë vijoj të jem ‘de juro’ anëtare e Partisë Demokratike, derisa për të më nxjerrë jashtë listës elektorale të shohë edhe emrin si armik i saj”, u shpreh ajo.Top Channel

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.